Aplikim për mbështetje
nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0

Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë të ardhura mujore deri në 1,000 euro bruto, do të marrin shumën prej 100 euro. Përpunimi i të dhënave personale do të bëhet sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Vëmendje: Llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit, pra punëtorit. Në rast se të dhënat bankare janë gabim, atëherë ju nuk do të mund të përfitoni nga mbështetja financiare.